AKTUALITET /

Apeli ndryshon vendimin e GJKKO, dënohet me burg ish-prokurori Sali Hasa

Hasa përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë dënimin me 2 vite e 4 muaj burg.

Shkruar nga Versus
Apeli ndryshon vendimin e GJKKO, dënohet me burg ish-prokurori Sali Hasa
Sali Hasa

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur sot vendimin përfundimtar për çështjen ndaj të pandehurit Sali Hasa, ish prokuror duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të Shkallës së Parë, i cili e shpall atë fajtor për korrupsion pasiv në sistemin e drejtësisë.

Hasa duhet të vuajë dënimin prej 3 vitesh e gjashtë muajsh burg. Dënimi i tij zbret në 2 vite e 4 muaj.

Më 31 maj të vitit 2022, shkalla e parë e dënoi Sali Hasën me 28 muaj, por ai kishte qëndruar një vit në paraburgim dhe pjesa e mbetur iu la 4 vite shërbim prove. Për tani pas Apelit ish prokurori do të kthehet në burg për të vuajtur edhe rreth 10 muaj të tjerë.

Sipas SPAK, Hasa ishte përfshirë në një rast korrupsioni pasi ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel. Së bashku me të u vunë në pranga edhe 5 të tjerë me akuzën e korrupsionit. Versus.al

Poll