AKTUALITET /

Arratisja e Hasan Ferracakut në Shkodër, lirohen 4 efektivët e FNSH-së

Efektivët do të hetohen në gjendje të lirë, pasi ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Shkruar nga Versus

Arratisja e Hasan Ferracakut në Shkodër, lirohen 4 efektivët e

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka liruar katër punonjësit e FNSH-së, të cilët u vunë në pranga nga AMP pas rastit të largimit të Hasan Verracakut, person nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Efektivët do të hetohen në gjendje të lirë, pasi ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ata akuzohen për “shpërdorim detyre”, lidhur me mënyrën e mbikëqyrjes së masës së sigurisë së vendosur ndaj Verracakut.

Nën hetim janë inspektorët Dorjan Hasandoçaj, Gentian Xhanari, Dioniz Hotaj dhe punonjësi Ridvan Zefi, të gjithë pjesë e Trupës Operacionale të Njësisë së Sigurisë Kombëtare Shkodër. Efektivët, dyshohet se nuk kanë ushtruar siç duhet detyrën për mbikëqyrjen e Verracakut, çka mundësoi largimin e tij nga banesa ku po qëndronte në zbatim të masës së sigurisë.

Sipas AMP-së, hetimi nisi pasi gjatë kontrolleve u konstatua se Hasan Verracaku, ndaj të cilit ishte vendosur masa “Arrest në shtëpi”, nuk ndodhej në banesën ku duhej të qëndronte nën mbikëqyrje.

Ndërkohë, ndaj Hasan Ferracakut vijon të rëndojë dyshimi për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi dyshohet se ka shkelur kushtet e masës së sigurisë të vendosur nga gjykata./Versus.al

Poll