AKTUALITET /

E bija dhunoi bashkë me 2 shoqe 17-vjeçaren në Fier, e ëma me lot në sy kërkon falje publike: Vajza është me probleme të shëndetit mendor

Prindërit thonë se vajza e tyre është diagnostikuar 3 muaj me pare me probleme të shëndetit mendor dhe se prej kohësh kanë kërkuar ndihmë pranë institucioneve për trajtimin e saj

Shkruar nga Versus

E bija dhunoi bashkë me 2 shoqe 17-vjeçaren në Fier, e ëma

Një prej familjeve të vajzave që dhunuan 17-vjeçaren në Fier ka kërkuar falje publike për sjelljen e rëndë të vajzës së tyre kundrejt një tjetre.

Nëna e një prej autoreve të dhunës së shëmtuar që ka tronditur opinion publik, tregon me lot në sy, se lajmin e mësoi në media e më pas është shoqëruar në polici.

“Më mori policia, nuk di gjë. Ju kërkoj ndjesë prindërve të asaj goce. Sikur të më kishte ndodhur mua, do t’i kërkoja 100 herë ndjesë. Jam shumë e prekur, sikur t’ia kishin bërë fëmijës tim. Po vajzën e kemi çuar për ta vizituar dhe është me probleme. Psikologia e shkollës e ka marrë, por s’ka bërë asgjë”, tha në një intervistë për mediat, e ëma e 15-vjeçares.

Prindërit bëjnë me dije se vajza e tyre është diagnostikuar 3 muaj me pare me probleme të shëndetit mendor dhe se prej kohësh kanë kërkuar ndihmë pranë institucioneve për trajtimin e saj.

Sipas tyre, ajo kishte shfaqur edhe më parë episode agresiviteti, por kërkesat për mbështetje nuk kanë marrë përgjigjen e nevojshme./Versus.al

Poll