AKTUALITET /

Protestuesit u distancuan, policia arreston 1 person për sulmin te komisariati, 4 në kërkim

I arrestuari, Erald Heqimaj nuk rezulton me precedentë penalë të mëparshëm. Në total 12 persona janë identifikuar si autorë të dhunës në komisariatin nr.3.

Shkruar nga Versus
Protestuesit u distancuan, policia arreston 1 person për sulmin te
Dëmet në komisariatin nr.3

Tiranë- Policia ka arrestuar 33 vjeçarin Erald Heqimaj për protestën e dhunshme të 4 korrikut në ambientet e komisariatit nr.3 ku një grup protestuesish marshuan për të kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar disa ditë më parë.

Pavarësisht se pjesa më e madhe e protestuesve bënë thirrje për të mos patur dhunë, grupi i protestuesve të maskuar goditën me shkopinj e thyen xhamat e dritares së komisariatit nr.3.

Policia bën me dije se në këto veprime janë përfshirë 12 persona dhe 7 prej tyre janë proceduar penalisht, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

“- u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit K. M., V. K., E. L., Sh. B., V. D., E. N. dhe B. K.;

- u shpallën në kërkim 4 shtetas, inicialet e të cilëve nuk bëhen të ditura, për shkak se hetimet vijojnë”- thotë policia.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në aktet e dhunshme.

Më 4 korrik, dhjetëra mijëra protestues mbushën sheshin para qeverisë për të kërkuar dorëheqjen e Ramës. Më pas paqësisht marshuan drejt komisariatit për të bërë thirrje për lirimin e disa protestuesve. Por mes turmës, një grup personash dolën dhe nisën të thyenin me shkop dritaret e komisariatit pavarësisht distancimit të protestuesve të tjerë. Versus.al

Poll