
Sot në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca e radhës e gjykimit në themel për dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, gruas së tij Ajola Xoxa dhe 11 të pandehurve t ëtjerë.
Veliaj nuk u paraqit në seancë, ndërsa përfaqësohet nga avokati i tij Plarent Ndreca.
Nga ana tjetër, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa ka dërguar një raport ku kërkon shtyrjen e seancës me arsyetimin se së fundmi ka sjellë në jetë fëmijën e dytë të kryebashkiakut. Raporti është për 63 ditë dhe avokati i Xoxës thotë se klientja e tij e ka të pamundur të flasë pasi ka bërë një ndërhyrje cezariane.
Kjo është e disata herë që kryebashkiaku Erion Veliaj nuk paraqitet në seancë duke kërkuar që të mos mbahet në kafazin e qelqtë dhe që t’i vihen në dispozicion aktet e tjera hetimore të dosjes. Ndaj Veliaj rëndojnë 13 akuza për 5 vepra penale. Versus.al

