
Emigrantët shqiptarë që kalojnë ilegalisht në Britaninë e Madhe, tanimë kanë gjetur një tjetër mënyrë më pak të rrezikshme sesa kalimet me gomone.
Media britanike “The Sun” ka publikuar bisedat e një grupi britaniko-shqiptare që transporton me jaht emigrantët përtej kanalit mes Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Duke qenë se jahtet që ankorohen në marina të vogla, mund të shmangin kontrollet e rrepta, kjo është parë si një mundësi e artë nga grupi që merret me transportimin e emigrantëve.
Një person i infiltruar nga media britanike ka zbuluar sesi mijëra shqiptarë të cilët më parë ishin dënuar ose kthyer mbrapsht nga autoritetet vendase, ishin rikthyer duke përdorur jahte. Bisedat e tyre në ëhatsapp tregojnë sesi organizohej trafiku i klandestinëve.
Për një vend në jaht, kërkohen 15 mijë paund dhe pagesa duhet të bëhet në Shqipëri tek të njohurit e personave që merreshin me këtë veprimtari të jashtëligjshme.
“Kam një vend në anije sot. Një jaht të madh, një luksoz. Pranojmë vetëm para në dorë në Shqipëri”- i shkruan të infiltruarit njëri prej trafikantëve.

Ata premtonin udhëtim të qetë dhe të sigurt, ndërsa pretendonin se kishin shpenzuar 50 mijë euro për ta marrë me qira jahtin me të cilin kryenin transportin e emigrantëve. Versus.al

