AKTUALITET /

Zbardhet sherri banal në Tiranë! 3 të arrestuar për plagosjen e të riut, një i mitur në kërkim

Edhe i plagosuri u procedua penalisht pas sherrit mes tij dhe 4 personave të tjerë.

Shkruar nga Versus

Zbardhet sherri banal në Tiranë!  3 të arrestuar për

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar për sherrin banal të ndodhur dje mes disa personave në rrugën “Frosina Plaku” në hyrjen e një parkimi të pallatit.

Tre persona janë arrestuar për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” pasi dyshohet se dhunuan dhe plagosën me thikë 33 vjeçarin A.I i cili po merr trajtim mjekësor në spitalin e Traumës.

Në pranga kanë rënë: Luciano Nurçja, 46 vjeç, Albert Lika, 44 vjeç dhe Enea Kurti 23 vjeç. Ndërsa është shpallur në kërkim i mituri E.L 17 vjeç, gjithashtu i dyshuar për plagosjen e rëndë me dashje dhe mbajtjen e thikës pa leje.

Policia procedoi penalisht edhe të riun e plagosur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme. Versus.al

Poll