AKTUALITET /

Çmimet nisin nga 120 euro, Rama për koncertin e Kanye West: Të huajt kanë blerë më shumë bileta se për Conference League

Rama e ka nisur ditën duke publikuar pamje nga koncerti që pritet të mbahet në Tiranë pas 4 ditësh.

Shkruar nga Versus

Çmimet nisin nga 120 euro, Rama për koncertin e Kanye West: Të

Gjashtë ditë më parë, ministri për Kulturën, Turizmin dhe Sportin, Blendi Gonxhja ngriti shqetësimin për faktin se biletat për koncertin e reperit Kanye West më 11 korrik, nuk po shiteshin sipas ritmit të pritshëm.

Mesa duket ky shqetësim i tij ka dhënë rezultate pasi kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamjet nga stadium i ndërtuar posaçërisht për koncertin e 11 korrikut që duket të jetë drejt përgatitjeve të fundit.

Ai shkruan se të huajt kanë blerë më shumë bileta sesa për finalen e Konference League që u mbajt pak vite më parë në Tiranë.

“Mirëmëngjes, dhe me stadiumin e ngritur enkas për koncertin më të madh që ky vend ka parë ndonjëherë, për të cilin janë blerë nga të huajt më shumë bileta sesa për finalen e Conference League në Tiranë, e i cili do ta kthejë Tiranën të shtunën, më 11 korrik, në kryeqytetin botëror të spektaklit muzikor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

 

“Eagle Stadium”, i ndërtuar vetëm për koncertin e Kanye West do të presë rreth 60 mijë spektatorë. Biletat nisin nga 120 euro, ndërsa ato VIP shkojnë deri në 339 euro. Versus.al

Poll