
Një aksident me pasojë vdekjen e 2 personave dhe plagosjen e 14 të tjerëve ndodhi mëngjesin e sotëm në Lisbonë të Portugalisë, ku 4 prej personave ndodhet në gjendje të rëndë.
Shkak u bë dalja nga rruga e një autobusi i cili u përplas me këmbësorët që prisnin në një stacion autobusi në zonën e Agualva-Cacém, pranë stacionit të trenit, brenda një tuneli nëntokësor.
Sipas mediave portugeze, shoferi i një autobusi të kompanisë Carris Metropolitana humbi kontrollin e automjetit për arsye që ende nuk janë bërë të ditura, duke u përplasur me stacionin ku ndodheshin disa persona, që prisnin transportin publik.
Ngjarja shkaktoi një mobilizim të madh të forcave të policisë, zjarrfikësve dhe ekipeve të emergjencës.
Të plagosurit morën ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportuan në spital. Autoritetet bënë të ditur se shumica e tyre kanë lëndime të lehta, ndërsa katër persona ndodhen në gjendje kritike.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa zona mbeti pjesërisht e bllokuar deri në përfundimin e operacioneve të shpëtimit dhe ekspertizës./Versus.al
Acidente grave na estação de Agualva-Cacém pic.twitter.com/TT9yytsrPR
— André Santos (@AndreSantos_023) July 7, 2026

