MAGAZINË /

Botërori 2026/ Egjipti ndëshkon Argjentinën, Messi drejt humbjes së ndeshjes? Humbet penalltinë

Ylli argjentinas nuk arriti ta shfrytëzonte mundësinë dhe goditja e tij nuk u kthye në gol

Shkruar nga Versus

Botërori 2026/ Egjipti ndëshkon Argjentinën, Messi drejt humbjes

Argjentina vuajti shumë në ndeshjen me Kepin e Gjelbër po tashmë e gjen veten përballë Egjiptit, në një tjetër ndeshje vendimtare dhe delikate, ku fusha duhet të tregojë se kush janë favoritët.

Egjipti shokoi Argjentinën në minutën e 14-të të pjesës së parë, kur mbrojtësi Yasser Ibrahim përfitoi nga një moment pasigurie në mbrojtjen argjentinase dhe dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar "Faraonët" në avantazh 1-0.

Goli ndezi festën e tifozëve egjiptianë në tribunat e stadiumit në Georgia, ndërsa Argjentina u detyrua të hidhej menjëherë në sulm në kërkim të barazimit.

Rasti ideal për të rikthyer ekuilibrat erdhi në minutën e 20-të, kur arbitri akordoi një penallti në favor të skuadrës së drejtuar nga Lionel Scaloni.

Nga pika e bardhë u paraqit kapiteni Lionel Messi, por ylli argjentinas nuk arriti ta shfrytëzonte mundësinë. Goditja e tij nuk u kthye në gol, duke lënë të pandryshuar rezultatin dhe duke zhgënjyer tifozët argjentinas.

Ndërkohë, Egjipti vazhdon të mbajë avantazhin, ndërsa kampionët e botës kërkojnë të përmbysin rezultatin për të siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Fituesi i këtij çifti do të duhet të sfidojë më pas në çerekfinale një mes Zvicrës dhe Kolumbisë. Sa i përket formacioneve, dy trajnerët janë bazuar te lojtarët e ndeshjeve të shkuara.

Te Argjentina ndryshimi i madh është Julian Alvarez, që zëvendëson Lautaro Martinez, i cili ndaj Kepit të Gjelbër dhuroi një nga paraqitjet e tij më të dobëta./Versus.al

Poll