
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur në Turqi në prag të Samitit të rëndësishëm të NATO-s që zhvillohet sot në Ankara.
Trump udhëtoi drejt Turqisë me avionin e ri presidencial “Air Force One”, të dhuruar nga Katari, duke shënuar udhëtimin e parë ndërkombëtar të këtij mjeti në një vizitë zyrtare të presidentit amerikan.
Pas fluturimit nga Uashingtoni, Trump zbriti në Ankara, ku u prit nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan me të cilin do të zhvillojë edhe një takim dypalësh në kompleksin presidencial. Versus.al

