BOTA /

Merr fund pushteti 20-vjeçar i Hamas në Gaza, administrimi kalon tek struktura e ngritur nga Bordi i Paqes

Administrimi do të kalojë te “Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG)”, i cili do të ketë rol në organizimin e sundimit civil në territor

Shkruar nga Versus

Merr fund pushteti 20-vjeçar i Hamas në Gaza, administrimi kalon tek

Pas 20 viteve, Gaza nuk do të drejtohet më nga Hamas.

Kreu i komitetit të emergjencës së qeverisë, Mohammed al-Farra, ka dhënë dorëheqjen dhe ka vendosur shpërbërjen e komitetit ekzistues për të lehtësuar tranzicionin drejt një modeli të ri administrativ.civil.

Zëdhënësi i qeverisë së Hamasit, Ismail al-Thawabta, tha për AFP se procesi do të kalojë te “Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG)”, i cili do të ketë rol në organizimin e sundimit civil në territor.

Sipas të njëjtave burime, NCAG është krijuar nga Bordi i Paqes i Trump dhe pritet të marrë përgjegjësi në fazën e re të administrimit të Gazës./Versus.al

Poll