
Disa fermerë nga Istogu kanë protestuar paraditen e sotme në Prishtinë ku kanë mbërritur me traktorë për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin e bujqësisë.
Protesta vjen pas ndërprerjes së grumbullimit të qumështit të freskët, situatë që sipas tyre po rrezikon seriozisht mbijetesën e fermave.
Fermerët kërkojnë që grumbullimi i qumështit të rifillojë pa vonesa, të publikohen sa më shpejt rezultatet përkatëse për të larguar çdo dyshim ndaj produkteve vendore, si dhe të rikthehet çmimi i mëparshëm i qumështit, pasi, sipas tyre, ulja e tij po i çon fermat drejt falimentimit. Versus.al

