
Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka lajmëruar se duke nisur nga sot e deri më datën 25 tetor, të gjitha seancat e proceseve penale, përfshirë edhe ato në Gjykatën Kushtetuese, do të bojkotohen të gjitha.
Nga bojkoti përjashtohen seancat me objekt caktimi, ndryshimi apo zëvendësimin e masave të sigurisë.
Vendimi vjen pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami i cili pati një përplasje në sallën e gjyqit me prokurorin e Elbasanit, Gjergj Ceka gjatë seancës së caktimit të masave për 14 personat e arrestuar më 13 tetor në Elbasan, ku disa prej tyre u kapën me armë zjarri.
Mes të arrestuarve ishte edhe Maksim Suçi, klienti i avokatit Barjami. Sipas audios së publikuar, Barjami dëgjohet teksa i cilëson provat e rreme dhe thotë se do të merren personalisht me oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurorin Ceka. Ky i fundit e ka konsideruar këtë si kërcënim dhe ka kërkuar arrestimin e tij. Versus.al







