
Disa banorë janë mbledhur mbrëmjen e sotme jashtë godinës së Komisariatit të Pogradecit, në mbështetje të Kevi Muçllarit, që u arrestua nga policia pas debatit të ndodhur në Këshillin Bashkiak dhe konfliktit fizik me një nga anëtarët e Këshillit.
Ata kërkojnë lirimin e menjëhershëm të banorit dhe bënë një deklaratë për mediat.
“Kevi Muçllari mbrojti interesin publik ndërsa këshilltari Engjëll Shyti provokoi situatën dhe goditi i pari banorin!”, u shprehën ata njëzëri.
Banorët treguan se këshilltari Shyti është njëkohësisht edhe punonjës i administratës së bashkisë, përveçse këshilltar, duke shkelur ligjin.

