AKTUALITET /

Arrestohen dy persona me 2.2 kg kokainë, "pakoja" kishte ardhur nga Spanja

Shkruar nga Versus

Arrestohen dy persona me 2.2 kg kokainë, "pakoja" kishte ardhur

Uniformat blu kanë sekuestruar në zonën e Institutit 2.2 kilogramë kokainë dhe arrestuan dy persona, kushërinj me njëri tjetrin.

Burime bëjnë me dije se dy të arrestuarit kishin planifikuar që lëndën narkotike ta ndanin në doza të vogla dhe ta shisnin në zonën e Freskut.

Gjatë aksionit të policisë, ata kanë tentuar të largohen, por janë kapur në afërsi të shinave të trenit në zonën e Institutit.

Dyshohet se kokaina kishte ardhur nga Spanja, ndërsa policia po punon për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet trafiku dhe shpërndarjeje.

Poll