AKTUALITET /

Arrestohet Durim Bami në Dubai, pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë

Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara, u arrestua në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, Durim Bami.

Shkruar nga B.SH
Arrestohet Durim Bami në Dubai, pritet ekstradimi i tij drejt
Durim Bami

Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara, u arrestua në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, Durim Bami.

Bami kërkohet në vendin tonë pasi Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, me vendimin Nr.49 Date 15.05.2024, ka caktuar masën e sigurise “Arrest me burg”, për këtë shtetas për veprat penale; “Sigurimi kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje”,

“Grup i strukturuar kriminal”, “Kultivim i lëndeve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet, 80, 284, 333/a dhe 334/1 te Kodit Penal.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara, u arrestua në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi D. B., 45 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurise "Arrest në burg", per veprat penale "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje", “Grupi i strukturuar kriminal", "Kultivimi i bimëve narkotike", dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal".

Vijon procedura per ekstradimin e ketij shtetasi drejt vendit tone.

 

 

 

Poll