
Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, reperi Besart Kelmendi i njohur me emrin e artit “Gjesti” është arrestuar ditën e sotme nga policia e Kosovës.
Mësohet se Gjesti është kapur me armë zjarri për të cilën nuk kishte leje. Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.
“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën Mehmet Isahi në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë. Versus.al

