AKTUALITET /

Arrestohet personazhi i njohur në “TikTok”, përplasi të moshuarën dhe u arratis

I riu akuzohet se përplasi me makinë një të moshuar në fshatin Pojan të Bashkisë Maliq dhe u largua nga vendi i ngjarjes. 

Shkruar nga Versus

Arrestohet personazhi i njohur në “TikTok”, përplasi

“Klevisi i Pojanit”, i njohur për aktivitetin e tij në rrjetin social “TikTok”, është arrestuar sot nga policia.

I riu akuzohet se përplasi me makinë një të moshuar në fshatin Pojan të Bashkisë Maliq dhe u largua nga vendi i ngjarjes. 

Arrestohet personazhi i njohur në “TikTok”, përplasi
Pas kërkimeve, policia e Korçës lokalizoi dhe vuri në pranga 24-vjeçarin, i cili brenda 48 orëve pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ndërkohë, burime nga Spitali Rajonal i Korçës bëjnë me dije se e moshuara ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve, por është jashtë rrezikut për jetën.

Poll