AKTUALITET /

“Ashensori i brendshëm lidhte 2 apartamentet”, gazetarja zbulon sesi shkoi SPAK te provat e reja për Veliajn

Shkruar nga Versus

“Ashensori i brendshëm lidhte 2 apartamentet”, gazetarja zbulon

Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj iu shtua dje një tjetër akuzë ndaj SPAK për veprën penale “Korrupsion dhe pastrim parash”, ndërkohë që u sekuestrua një apartament dhe një shtesë që dyshohet se janë të tij dhe të bashkëshortes Ajola Xoxa.

Gazetarja Aida Topalli dha detaje lidhur me këtë sekuestro duke zbuluar në “Now me Erla Mëhillin” sesi SPAK arriti në përfundimet se apartamenti në zonën e Selitës ishte ‘defacto’ i Veliajt.

Ajo tha se mes dëshmive të punonjësve, gjithashtu është zbuluar një ashensor i cili lidhte apartamentin ku jetonte Veliaj me shtesën e sekuestruar ditën e djeshme, pra një ashensor i brendshëm.

“Bëhet fjalë për një shtesë apartamenti dhe për një apartament. Pra bëhet fjalë për një pasuri që në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës është regjistruar në emër të një subjekti tregtar apo të një kompanie ndërtimi. Çifti Veliaj janë prej kohësh në hetim dhe shumë nga personat që kanë jetuar afër tyre janë marrë në pyetje. E njëjta gjë ka ndodhur me këtë pronë e cila nuk është deklaruar në pasuritë e Erion Veliaj dhe Ajola Xoxës.

Gjatë marrjes në pyetje të punonjësve apo personave që mund të kenë dijeni për personat që jetojnë në këtë apartament dhe këtë shtesë, nga të gjitha të dhënat ka rezultuar se janë çifti Veliaj-Xoxa. Gjatë kontrolleve në këtë apartament dhe në shtesën e të njëjtit apartament, ka pasur prova të cilat dyshohet të jenë të çiftit dhe kryesisht Ajola Xoxës. Dëshmitë kanë qenë të pastruesve, të mirëmbajtjes së ashensorëve dhe të pallatit. Një detaj i rëndësishëm është edhe një ashensor. Ka një ashensor të veçantë që e lidh me një apartament tjetër veç atij që jeton. Është konstatuar edhe ky ashensor që të dërgonte te ky apartament që është sekuestruar sot”,-deklaroi Topalli.

Nga ana tjetër, ditën e djeshme avokatët e çiftit Veliaj-Xoxa mohuan që ky apartament të jetë e kryebashkiakut apo e bashkëshortes së tij. Versus.al

Poll