AKTUALITET /

Ashpërsohen masat! Drafti i Kodit të Ri Penal: 3 vite burg kush hap profile false me foton e tjetrit në rrjetet sociale

Drafti i Kodit të ri Penal në nenin 842 për “Përdorimin e paligjshëm të imazhit”, lidhur me keqpërdorimin e imazhit të një personi tjetër për të hapur një profil të rremë në rrjetet sociale apo në çdo faqe tjetër, do të dënohet me gjobë dhe me 3 vite burg.

Shkruar nga Versus

Ashpërsohen masat! Drafti i Kodit të Ri Penal: 3 vite burg kush hap

Ministria e Drejtësisë ka publikuar draftin e plotë për Kodin e ri Penal, ku janë parashikuar një sërë ndryshimesh ligjore.

Drafti i Kodit të ri Penal në nenin 842 për “Përdorimin e paligjshëm të imazhit”, lidhur me keqpërdorimin e imazhit të një personi tjetër për të hapur një profil të rremë në rrjetet sociale apo në çdo faqe tjetër, do të dënohet me gjobë dhe me 3 vite burg.

Për këto raste, ndjekja penale fillon vetëm kur bën denoncim viktima ose avokati, dhe pushohet kur heq dorë pala e dëmtuar.

“1. Përdorimi i imazhit të një personi për të bërë njoftime ose për të hapur profile të rreme në rrjetet sociale, faqet e kontaktit ose në çdo mjet tjetër komunikimi publik, pa pëlqimin e mbajtësit të imazhit, kur i shkakton këtij të fundit gjendje ngacmimi, përndjekjeje ose poshtërimi, dënohet me gjobe ose me burgim deri ne tre vjet.

2. Ndjekja penale për veprën penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me heqjen dorë prej tij” - thuhet në draftin e Kodit të ri Penal.

Poll