
Policia ka dhënë një tjetër njoftim lidhur me atentatin e ndodhur në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani.
Në reagimin zyrtar, uniformat blu bëjnë të ditur se në fshatin Halil të Krujës është gjetur e djegur makina e autorëve, një “Toyota”.
Gjatë kontrollit në automjet, policia ka zbuluar katër armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur në atentat. Armët janë sekuestruar dhe dërguar për ekzaminim në Institutin e Policisë Shkencore.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.
Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.
Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.Vijon...

