Mediat kanë publikuar videon e momentit të vrasjes së 28 vjeçarit Klaudio Prendi pas mesnatës së 18 nëntorit në zonën e Xhamllikut. Siç shihet në pamjet filmike, mjeti i autorëve tip “Audi A4” është afruar pranë makinës së viktimës sapo ky i fundit hypi në mjet.
Sapo kanë zbrazur karrikatorin e pistoletës me silenciator, makina është larguar me shpejtësi, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shokët e viktimës të cilët me mjetin ku ndodhej i riu janë nisur me urgjencë drejt spitalit ku fatkeqësisht ndërroi jetë. Versus.al







