
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati ndaj 33 vjeçarit Ramazan Mataj mëngjesin e sotëm në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër.
Dyshohet se autorët e kanë ruajtur Matën gjatë natës dhe në momentin kur ka dalë në rrugën kryesorë të fshatit e kanë qëlluar me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur .
Disa fqinj janë shprehur se se kanë dëgjuar zhurma si të shtëna por kanë menduar se janë fishkezjarre duke mos e ditur se bëhet fjalë për vrasje.
Viktima Mataj ka shumë plumba në pjesën e sipërme të trupit dhe është qëlluar me kallashnikov.
Policia e Shkodrës nuk e njeh si njeri problematik brenda vendit, as atë dhe as familjarët. Sipas hetimeve të para ndaj 33 vjeçarit është qëlluar nga të dyja krahët çfarë do të thotë se mund të jenë të paktën 2 autorë qitës.
Gjithashtu i riu ishte kthyer para një vit nga Belgjika dhe policia po heton nëse ka patur konflikte në Belgjikë gjatë periudhës që ka jetuar atje./Versus.al
Pamje nga vendi ku u ekzekutua 33 vjeçari
View this post on Instagram







