AKTUALITET /

Babai shqiptar dhe nëna turke tërhoqën zvarrë për flokësh të bijën, e pësojnë nga policia dy prindërit

Pamjet që u bënë publike ditën e sotme shkaktuan reagim të ashpër në rrjet. Ato tregojnë të atin duke e tërhequr vajzën me forcë nga flokët, ndërsa nëna e tërhiqte nga krahu, teksa vajza qante e përpiqej të rezistonte.

Shkruar nga Versus

 

Babai shqiptar dhe nëna turke tërhoqën zvarrë për

Policia e Korçës ka identifikuar dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë një çift prindërish, pas publikimit të një videoje tronditëse ku shihet vajza e tyre e vogël duke u tërhequr zvarrë në zonën e Pazarit të Ri.

Sipas burimeve, babai është me origjinë shqiptare dhe nëna turke, ndërsa të dy mbajnë shtetësi holandeze. Në dëshminë e dhënë në Polici, prindërit kanë deklaruar se veprimi i tyre u shkaktua nga “reagimi i vajzës” pas një lodre që ajo dëshironte me ngulm.

Pamjet që u bënë publike ditën e sotme shkaktuan reagim të ashpër në rrjet. Ato tregojnë të atin duke e tërhequr vajzën me forcë nga flokët, ndërsa nëna e tërhiqte nga krahu, teksa vajza qante e përpiqej të rezistonte.

Policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa rasti ka ngjallur shqetësim të madh për trajtimin e fëmijëve dhe dhunën ndaj tyre në ambientet publike. /Versus.al

Poll