
Shkëlqim Hajdari ka dhënë dorëheqjen nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm. Hajdari e mori këtë detyrë në vitin 2016. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Hajdari e konsideron sukses reformën ligjore në fushën e inspektimeve.
Sipas tij me këtë reformë do të marrë fund paligjshmëria, korrupsioni dhe barra e padrejtë ndaj biznesit të ndershëm.
“Bac u kry! Jam thellësisht i lumtur, për finalizimin e reformës ligjore ne fushën e inspektimeve.Rezultatet e kësaj reforme janë 5 masat e para administrative, te shfuqizuara ne komisionin e shqyrtimit te ankesave, bazuar ne ligj, objektivitet e transparence, me perfaqesues ne komision nga Inspektorati i Përgjithshëm, Inspektorati Qendror që ka vendosur gjobën, Ministria e linjes, si dhe perfaqesues nga shoqatat e biznesit.
Tani e tutje kujdes, sepse paligjshmeria, korrupsioni, subjektivizmi dhe barra e padrejtë ndaj biznesit te ndershëm, do të marrë fund! Falenderim e mirenjohje per te gjithë stafin e Inspektoratit të Pergjithshëm dhe institucionet e tjera të përfshira në këtë reformë të lodhshme, e të veshtirë, por vizionare sipas standarteve me te mira të inspektimeve në BE”, shkruan ai në rrjetet sociale. Versus.al

