AKTUALITET /

SKANDAL NË SPITALIN ONKOLOGJIK: 100 pacientë me kancer rrezikojnë jetën, radioterapia e prishur prej 3 ditësh!

Shkruar nga Versus

SKANDAL NË SPITALIN ONKOLOGJIK: 100 pacientë me kancer rrezikojnë

Prej tre ditësh në Spitalin Onkologjik të Tiranës nuk kryhen radioterapia për rreth 100 pacientë në ditë, për shkak të prishjes së të dy acceleratoreve të vetëm  njërin e ka dëmtuar dera e bunkErit, tjetrin problemi i funksionalitetit.

Gazetari Osman Stafa raporton se kjo ka ndaluar protokollin e domosdoshëm trajtues për të sëmurët me kancer, duke i lënë pacientët në një pritje të pafundme dhe udhëtime të kota.

Dëshmitë prekëse të pacientëve

Një paciente, e dëshpëruar pas dështimit të katërt, shpërthen: “Erdha dje, aparati i prishur. Erdha sot, po i njëjti. Edhe sa do vuaj unë me makinë, të më marrë, të më çojë për një rreze? I lutem Kryeministrit të vërë dorë, se po luftojmë për jetën!” Ajo shton se mjeku ka paralajmëruar se mungesa e rrezeve do të ulë efektin e kurës, dhe i drejtohet Ramës, që vizitoi spitalin para 10-15 ditësh: “Na bëj një spital të ri, Zoti na solli këtu!”

Postimi i plotë i gazetarit Stafa:

Poll