
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka ofruar së fundmi 20 mijë euro si garanci duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” përsa i takon dosjes hetimore mbi abuzimet tek SASPAC.
Gjykata ka shtyrë seancën për në datën 20 maj me arsyetimin se prokurorja Elida Kaçkini kishte kërkuar kohë për t’u përgatitur lidhur me prapësimet ndaj kërkesës së mbrojtjes së Beqajt.
Në argumentet e paraqitura në gjykatë, avokatët e Beqajt kanë përdorur edhe vendimin e marrë nga Gjykata e Lartë për masën e paraburgimit. Sipas këtij vendimi, masa “arrest me burg” duhet të vendoset vetëm pasi të jenë shqyrtuar realisht alternativat e tjera më të lehta të sigurisë, ndërsa prokuroria duhet të argumentojë konkretisht nevojën për kufizimin ekstrem të lirisë.
Ilir Beqaj ndodhet në paraburgim që prej 4 korrikut 2024, kur u arrestua në kuadër të hetimeve për dosjen SASPAK, lidhur me dyshimet për abuzim me fondet e Bashkimit Evropian. Versus.al

