Live Updates /

Arratisja e Altin Ndocit, vizitorët në burg dyshohen si organizatorë! Shtyhet gjyqi për “Plumbin e Artë’, avokati: Mund të jetë dhe në banesë

*Pas mesnatës së mbrëmshme, 15 personazhe të botës së krimit u transferuan nga burgu i Durrësit drejt burgut të Peqinit për masa më të shumta sigurie pas ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë me arratisjen e Altin Ndocit. *Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për transferimin e Ndocit në këtë burg të sigurisë së zakonshme pavarësisht se konsiderohej si personazh me rrezikshmëri të lartë i dyshuar si i përfshirë në disa vrasje me grupin e Talo Çelës. Ndër të tjera, po kryhen hetime edhe për personat që kanë vizituar në burg të paraburgosurin pasi dyshohet se mes tyre janë edhe organizatorët e arratisjes që bënë të mundur që Ndoci të largohej me mjetin tip “Audi” që e priste poshtë spitalit. *Gjatë seancës për dosjen “Plumbi i Artë” ku Ndoci është i pandehur, avokati i tij Aldo Shkëmbi kërkoi që fillimisht klienti i tij të njoftohet pasi nuk kishte dhënë ende pëlqimin e tij për t’u përfaqësuar në këtë seancë. Për rrjedhojë GJKKO vendosi që seanca të shtyhej.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
2 ORE ME PARE

Gjyqi për “Plumbin e Artë”, Burgjet njoftojnë arratisjen e Ndocit, avokati: Mund të jetë dhe në shtëpi

Arratisja e Altin Ndocit, vizitorët në burg dyshohen si

Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca e radhës në procesin gjyqësor për të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” mes të cilëve është edhe i arratisuri Altin Ndoci.

Trupa gjykuese ka lexuar njoftimin e bërë nga Drejtoria e Burgjeve ku thuhet se Ndoci nuk mund të shoqërohet për në sallë pasi është arratisur gjatë shoqërimit në spital. Gjyqi ka vijuar pa prezencën e të pandehurit i cili është mbrojtur nga avokati Aldo Shkëmbi.

Ky i fundit ka kërkuar të merren masa për njoftimin e klientit të tij.

“I kërkojmë gjykatës ti drejtohet policisë që të marrë masa për njoftimin e klientit. Ai mund të ndodhet edhe në banesën e tij, ne këtë nuk e dimë, e përderisa burgjet njoftojnë se nuk ndodhet aty. Për shkaqe proceduriale Policia e Shtetit duhet të bëjë njoftimin e tij”- u shpreh ai.

Ndërsa prokurorja e posaçme, Doloreza Musabelliu tha sipas procedurave duhet t’i drejtohen policisë.

“Për të qenë korrekt, me fazat proceduriale ku i pandehuri i fshihet drejtësisë, duhet ti drejtohemi policisë për të qenë në dijeni se çfarë bëhet me urdhërin e arrestit që ka ndaj tij”- u shpreh Musabelliu. Versus.al

2 ORE ME PARE

Kush e organizoi arratisjen e Altin Ndocit? Detaje të reja nga burgu i Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit, vizitorët në burg dyshohen si

Prokuroria e Durrësit njoftoi më herët se ka nisur një hetim për transferimin e Altin Ndocit në burgun e Durrësit, institucion i sigurisë së zakonshme.

Mësohet se nën lupën e hetuesve për arratisjen e Ndocit dy ditë më parë janë personat që e kanë vizituar në burg së fundmi. Prokuroria ka dyshime se mes tyre mund të jenë organizatorët e arratisjes e cila dukej se ishte e planifikuar më herët.

Makina tip ‘Audi’ që e mori Ndocin pasi doli me vrap nga ambientet e spitalit të Durrësit, është parë për herë të fundit në aksin që e lidh qytetin bregdetar me Tiranën. Ndërsa kontrolle po zhvillohen edhe në Pukë, vendlindjen e personazhit me rrezikshmëri të lartë. Versus.al

6 ORE ME PARE

Dhjetëra furgona policie, operacion i pazakontë, më të rrezikshmit e “burgut VIP” dërgohen në Peqin

Arratisja e Altin Ndocit, vizitorët në burg dyshohen si

Durrës- Një operacion i rrallë me masa ekstreme sigurie u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm ku 15 të burgosurit me rrezikshmëri më të lartë u transferuan nga burgu i Durrësit drejt atij të Peqinit i cili konsiderohet si më i sigurti në vend.

Burime jo zyrtare konfirmojnë se ky grup përbëhet nga eksponentët më të rrezikshëm të botës së krimit, mes tyre edhe emra të njohur, si Lul Berisha, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një nga Venezuela.

Ky vendim i pazakontë vjen menjëherë pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, ngjarje që tronditi sistemin e sigurisë së burgjeve dhe nxorri në pah mungesën e përgatitjes për të shmangur raste të tilla. për këtë rast u pezullua i gjithë zinxhiri drejtues i burgut të Durrësit, ndërsa u arrestuan 8 persona, mes të cilëve kryeinfermieri dhe zyrtarë të institucionit.

Fillimisht ishte paralajmëruar që një pjesë e të burgosurve të transferoheshin drejt burgut të Fierit apo institucioneve të tjera, por më të rrezikshmit janë përzgjedhur të sistemohen në Peqin, burg që ka seksion të posaçëm të sigurisë së lartë dhe kontroll maksimal. Versus.al

Poll