
Erion Veliaj nuk rezulton të jetë më banori i Bashkisë së Tiranës, por banor i bashkisë Durrës.
Nisur nga kjo sipas ligjit për ‘për vetëqeverisjen vendore’ i ndryshuar, Erion Veliaj nuk mund të jetë më kryetar i bashkisë më të madhe në vend.
Në interpretimin e bërë nga juristi i Partisë Demokratike, Marash Logu, në nenin 61 pika 1 gërma ‘c’ e këtij ligji, thuhet se mandati i kryetarit të bashkisë përfundon përpara afatit në rastet kur kryetari nuk është më banor i përhershëm i bashkisë ku është zgjedhur.
E duke qenë se Veliaj nuk rezulton më banor i Tiranës humbet të drejtën për të qenë kryetar i kësaj bashkie.
Kryebashkiaku i Tiranës u arrestua më 10 shkurt të këtij viti. Ai ndodhet në qelitë e paraburgimit në Durrës, ku do të qëndrojë aty deri në përfundimin e hetimeve.
Veliaj akuzohet nga SPAK se së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa kanë krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm të ngjashëm me atë të dosjes 5D, me qëllim përfitimin e paligjshëm të fondeve publike që rridhnin nga Bashkia e Tiranës, një skemë kjo e vërtetuar sipas Prokurorisë së Posaccme në nëntë raste./Versus.al








