BOTA /

“Nuk ishte vetëvr*sje”, vëllai i Jeffrey Epstein: Kishte informacione dëmtuese për Trumpin

"Jam i sigurt se ai nuk kreu vetëvrasje. Mjekët dolën nga autopsia duke thënë se nuk mund ta quanin vetëvrasje."- ka thënë Mark Epstein.

Shkruar nga Versus
“Nuk ishte vetëvr*sje”, vëllai i Jeffrey Epstein: Kishte
Mark Epstein, Jeffrey Epstein dhe Donald Trump

Mark Epstein, vëllai i financierit Jeffrey Epstein ka folur së fundmi për mediat e huaja duke u shprehur se nuk besonte se vëllai i tij kreu vetëvrasje. Ai kritikoi prokuroren e përgjithshme aktuale dhe FBI-në që kanë dalë në përfundime tëtilla.

Ai tha se vëllai i tij zotëronte informacione dëmtuese për presidentin e SHBA-ve Donald Trump me të cilin ka patur edhe miqësi më herët.

"Por nëse dikush tjetër është i përfshirë, ky është problemi i tyre", tha Mark Epstein për Corriere della Sera. "Ajo që më intereson janë rrethanat e vrasjes së tij. Kushdo që shikon informacionin nuk beson se ishte vetëvrasje... ai u vra."

Më tej 71 vjeçari tha se dyshimet për ngjarjen i ka patur për shkak se nuk ishte njoftuar për vdekjen e vëllait dhe se fillimisht nuk i kishte shkuar ndërmend ndonjë gjë e dyshimtë. Por më pas, tha se një mjek që kishte kryer autopsinë tha se nuk mund ta cilësonin si vetëvrasje, pasi më shumë dukej si një vrasje.

"Kur vdiq, nuk më njoftuan. Atë mëngjes mësova nga CNN se ishte gjetur i vdekur dhe se ishte një vetëvrasje e dukshme. Në fillim, nuk kisha arsye ta dyshoja. E pranova, mendova se e kishte bërë sepse rrezikonte të kalonte një kohë të gjatë në burg. Ai nuk kishte fëmijë, prindërit tanë vdiqën shumë kohë më parë, ai nuk kishte pse të shqetësohej për mua. Por të nesërmen, kur më duhej të kthehesha në Nju Jork për të identifikuar trupin dhe ata bënë autopsinë, mjeku ligjor i qytetit, Kristin Roman, i cili kreu autopsinë me Michael Baden në emrin tim - sepse duhej të shkruaja se patologu im ishte i pranishëm të dy dolën nga autopsia duke thënë se nuk mund ta përcaktonin si vetëvrasje sepse dukej shumë e ngjashme me një vrasje. Atëherë gjërat ndryshuan. Jeta ime do të kishte qenë më e lehtë nëse do të kishin dalë dhe do të kishin thënë: 'Po, është vetëvrasje', por nuk mundën”- deklaroi i moshuari i cili merret me biznes në fushën e pasurive të paluajtshme. Versus.al

Poll