
Banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Shkodër janë duke u përplasur me policinë pasi përfaqësues të kompanisë "Gener 2" po tentojnë t'i nxjerrin nga shtëpia.
Ata thonë se biznesmeni, Bashkim Ulaj ka dërguar rreth 100 forca policie në fshat për t'i terrorizuar dhe detyruar të shpërngulen nga shtëpitë e pronat që i kanë me letra prej vitesh.
Banorët thonë se oligarku i kompanisë "Gener 2" ka falsifikuar dokumentet dhe pretendon se ka blerë tokën ku do të ndërtohet fshati i tij turistik me emrin “Blue Borgo”.
Ky fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër dhe ka sipërfaqe prej 147.2 hektarësh.
Por duke qenë se shteti s'ia mundëson gjithë këtë hapësirë, një investitori strategjik si Ulaj, ai ka nisur të terrizojë banorët e fshatit, duke iu hequr edhe bukën e gojës, pasi shumë prej tyre kanë lënë sot punën për të protestuar dhe mbrojtur pronën që kanë.
Ndërkohë duhet thënë se Rana e Hedhun është privatizuar praktikisht nga biznesmeni, Bashkim Ulaj, pasi përveç dhënies së koncesionit Thumanë-Kashar që e bën më të thjeshtë shkuarjen në Lezhë, tani do çojë më shpejt pushuesit në restorin e tij turistik./Joq








