
Banorët e prekur nga përmbytja në Durrës, janë ngritur sërish në protestë mbrëmjen e sotme para bashkisë. Ata kërkojnë që të merren masa për parandalimin e përmbytjeve, duke pastruar kanalet dhe të funksionojnë hidrovorët.
“Duam drejtësi të vijnë dhe të hapin kanalet që të kullojë uji. Është hera e tretë që përmbytemi dhe nuk kemi marr asnjë dëmshpërblim nga shteti. Më është dëmtar banesa, ende kam uji brenda, mobiliet janë shkatërruar të gjitha”, tha një prej protestuesve.
Qyteti i Durrësit vijon të jetë i përmbytur nga reshjet e shiut që prej katër ditësh.
Banorët kërkojnë të dëmshpërblehen pasi përmbytja u ka shkaktuar dëme të shumta në banesa dhe biznese por ende nuk kanë marr dëmshpërblim financiar./Versus.al

