Ditën e djeshme për disa orë qytetarët e Vlorës u përballën sërish me mungesën e furnizimit me ujë duke rikthyer në kujtesë “tmerrin” e vitit të kaluar kur mbetën pa ujë për disa ditë radhazi.
Shkak për mungesën e ujit ditën e djeshme u bë një dëmtim i rëndë për të cilin u punua gjatë natës dhe fatmirësisht u arrit riparimi në zonën e quajtur “Miramare”.
“Pas një pune voluminoze dhe intensive që zgjati për disa orë, grupet tona të Sektorit Teknik dhe Mirëmbajtjes arritën të riparojnë avarinë e rëndë në rrjetin e furnizimit me ujë, në zonën pranë “Miramare”
Falë angazhimit maksimal të ekipeve në terren, ndërhyrja u finalizua me sukses në kohë rekord. Nga dita e nesërme, qyteti do të hyjë në regjimin normal të furnizimit me ujë.
Drejtori i Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, Klevis Kaso, njoftoi mbylljen me sukses të kësaj avarie të rëndë. Falenderojmë grupet e punës për përkushtimin dhe gatishmërinë e treguar gjatë gjithë ndërhyrjes”- thuhet në njoftimin e Ujësjellësit. Versus.al


