AKTUALITET /

"Benzi" dhe "BMW"-ja "bëhen copash" në aksin Vlorë-Orikum, një person përfundon në spital

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i Benzit, i cili u transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit të Vlorës, ku ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkruar nga Versus

 

"Benzi" dhe "BMW"-ja "bëhen copash" në

Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin Vlorë–Orikum, në vendin e quajtur“Kthesa e Dukatit”.

Sipas njoftimeve paraprake, një automjet tip BMW i drejtuar nga shtetasi A. M., gjatë një parakalimi të gabuar, është përplasur me një automjet tip Benz, me drejtues A. M.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i Benzit, i cili u transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit të Vlorës, ku ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /Versus.al

Tags:

aksident

Poll