
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha i cili prej nëntorit të vitit 2023 mbahet nën arrest shtëpie për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Kjo është e disata herë që gjykata rrëzon revokimin e Malltezit ndaj masës së sigurisë. Ndërkohë, ky i fundit së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe 3 persona të tjerë janë marrë të pandehur për dosjen.
Sipas SPAK, Jamarbër Malltezi, ndërtoi në trojet shtetërore të këtij kompleksi sportiv 19 pallate. Organi i akuzës thotë se Malltezi përfitoi nga pozita e vjehrrit të tij si një nga 5 trashëgimtarët e këtyre trojeve, përmes procedurave të përshpejtuara të bëra me VKM.
Gjykimi i dosjes nis më 30 qershor kur edhe Berisha do të ulet në bankën e të akuzuarve. Versus.al







