Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Sali Berisha për përjashtimin e tre gjyqtarëve nga shqyrtimi i rekursit të tij kundër masës “detyrim paraqitje” të cilën GJKKO ia kishte caktuar për aferën “Partizani”.
Më herët gjykata ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Berisha për masën “arrest shtëpie” që ishte caktuar nga GJKKO me kërkesë të SPAK për aferën “Partizani” pasi ish-kryeministri nuk kishte zbatuar masën “detyrim paraqitje”.
Ndërsa këtë herë, është rrëzuar edhe kërkesa e Berishës për përjashtimin e tre gjyqtarëve, Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj nga shqyrtimi i ankimit të tij kundër masës “detyrim paraqitje” të caktuar nga GJKKO pasi u lirua nga arresti shtëpiak. Versus.al








