AKTUALITET /

Breshëri armësh në lagjen e të fortëve, dy të plagosur

Shkruar nga Versus

Breshëri armësh në lagjen e të fortëve, dy të

Breshëri të shumta armësh janë raportuar pasditen e sotme në Prishtinë.

Dy persona janë lënduar nga të shtënat me armë zjarri sot në rrugën ”Mon Balaj” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Burovci, deklaroi se të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 16:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Mon Balaj” në Prishtinë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se dy persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia në mënyrë aktive po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të sqarimit të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen si dhe identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave që dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, ka deklaruar ai.

 

 

Poll