AKTUALITET /

‘Brilanti i urin*i në fytyrë’, akti denigrues që nisi armiqësinë Martinaj-Brahimi! Hakmarrja solli dy atentatet e mbrëmshme

Shkruar nga Versus
‘Brilanti i urin*i në fytyrë’, akti denigrues që nisi
Fotomontazh: Roan Brahimi (i vrarë), Brilant Martinaj (i vrarë), Ervis Martinaj (i zhdukur)

Armiqësia e nisur vite më parë mes njerëzve të Ervis Martinajt dhe të ndjerit Roan Brahimi, po merr ende jetë njerëzish në vendin tonë. Përplasja mes tyre shkaktoi mbrëmë viktimën e radhës, Gjovalin Prendin, babai i Roan Brahimit (Sidorel Prendit) i cili u ekzekutua brenda lokalit të tij në Pllanë të Lezhës.

Ndërsa në atentatin tjetër të zhvilluar një orë më pas në Tiranë, mbetën të plagosur 4 persona, por autorët ngatërruan shënjestër pasi objektivi duhet të ishte gruaja e Roan Brahimit, e cila përdorte një ‘G Class’ shumë të ngjashëm me atë të të plagosurve dhe ishte fqinje me ta në Lundër.

Por çfarë e shkaktoi këtë përplasje të egër mes Martinajt dhe Brahimit i cili dyshohej edhe si i përfshirë në ekzekutimin barbar të Brilant Martinajt dhe dy shokëve të tij në mbikalimin e Fushë Krujës gjatë 2022-it?

Armiqësia duket se nisi vite më parë, ku Brahimi, apo siç njihej ndryshe, Sidorel Prendi, u dhunua dhe denigrua nga Brilant Martinaj. Thuhet se ai i urinoi në fytyrë, akt ky që Roani nga Pllana e Lezhës, nuk e harroi kurrë. Ngjarja ndodhi për një borxh bixhozi të cilin Brahimi nuk e shleu. Ylli Brahimi në rreth miqësie me Brahimin, e dërgoi atë në një nga bazat afër Fushës Kuqes, ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar. Me daljen e tij gjallë nga aty, asokohe thuhet se Roan Brahimi paralajmëroi Ylli Brahimin: Nuk ta fal kurrë atë që më ke bërë!

Emri i Roan Brahimit u shfaq mes të dyshuarve për atentate të bujshme si masakra e Fushë Krujës në korrik të 2022-it, ku u vranë dhe u dogjën në makinë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Më 22 korrik 2022, në Milot, u organizua një atentat ndaj Ylli Brahimit, krahu i djathtë i Ervis Martinajt, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi. Edhe për këtë ngjarje, Brahimi u dyshua si organizator. ​

Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars të 2024 në Larushk të Krujës. Një nga personat e arrestuar nga policia si transportues i vrasësve, Ilir Beqaraj, rezulton të ketë lidhje miqësore me të, konkretisht kunat me Roan Brahimin. Ky i fundit, në bashkëpunim me grupin e Niklës, ka dyshime të forta se kanë bashkëpunuar për të kryer këtë atentat, e po ashtu dyshohen të përfshirë edhe në disa ngjarje të fundit të ndodhura në Kurbin dhe Lezhë. Ata mendohet të kenë qenë financues dhe organizator, për të goditur grupin rival të Ervis Martinajt. Për vrasjen e Gentjan Bejtjes dyshohet se pajtuan qitës nga Vlora.

32 vjeçari Brahimi u largua nga hqipëria dhe u vendos në Dubai, por armiqtë ishin në ndjekje të tij. Më 9 maj të 2024-ës, ai u vra në Athinë nga 2 persona të maskuar me mtor, teksa ishte me partneren dhe djalin e tij të mitur. Autorët ende nuk janë gjetur sot e kësaj dite. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: