Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Bulqizë. Një apartament ku jetonte i moshuari Xhevdet Cara është përfshirë nga flakët. 80 vjeçari ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra.
Viktima jetonte vetëm me bashkëshorten e cila nuk ishte aty në mometin e ngjarjes. Policia është në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09.10, në qytetin e vjetër Bulqizë, në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetasit Xh.C, ka rënë zjarr.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë ku kanë bërë të mundur nxjerrjen nga banesa të shtetasit Xh.C, i cili ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarje dhe po punon për sqarimin rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./Versus.al








