AKTUALITET /

Burg përjetë, Gjykata e lartë rrëzon kërkesën e Redjan Rrajës

Gjykata e Lartë ka refuzuar të shqyrtojë kërkesën për rekurs të paraqitur nga Redjan Rraja, duke lënë në fuqi vendimin e dhënë më 1 nëntor 2022 nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Shkruar nga Versus

Burg përjetë, Gjykata e lartë rrëzon kërkesën e

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Redjan Rrajës, mbetet në fuqi dënimi me burgim të përjetshëm.

Gjykata e Lartë ka refuzuar të shqyrtojë kërkesën për rekurs të paraqitur nga Redjan Rraja, duke lënë në fuqi vendimin e dhënë më 1 nëntor 2022 nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Vendimi i refuzuar kishte të bënte me masën e sigurisë ndaj Rrajës, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm si ekzekutor në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje që tronditi vendin disa vite më parë.

GJKKO e ka gjetur fajtor Rrajën për rolin e tij në atentat, ndërsa ky i fundit kishte kërkuar që rasti të shqyrtohej në Gjykatën e Lartë, duke kontestuar vendimin e mëparshëm. Megjithatë, kërkesa e tij është rrëzuar si e papranueshme.

Ky vendim konsiderohet tashmë përfundimtar në shkallët e drejtësisë, duke i mbyllur mundësitë për apelime të mëtejshme. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: