AKTUALITET /

Debate në Kuvend, opozita llogari Kurtit për bisedën e Kusarit me Radoiçiç: Të nisin hetimet! VV lë sallën

Biseda mes deputetes mes Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, dhe Milan Radoiçiqit, i akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë ka shkaktuar debate të ashpra në Kuvendin e Kosovës.

Shkruar nga Versus

Debate në Kuvend, opozita llogari Kurtit për bisedën e Kusarit me

Biseda mes deputetes mes Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, dhe Milan Radoiçiqit, i akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë ka shkaktuar debate të ashpra në Kuvendin e Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur që të mos jetë e pranishme në seancë dhe po ashtu edhe Lista Serbe, por kjo nuk e ka ndalur opozitës që të ketë një gjuhë të ashpër në drejtim të qeverisë së Albin Kurtit. Deputetët në sallë kanë kërkuar që Kusari-Lila të japë llogari për atë se çfarë ka biseduar me Radoiçiqit, e teksa thotë se pas kësaj bisede fshihet Albin Kurti.

“Zonja Kusari – Lila duhet të vijë këtu dhe të tregojë publikisht pse ka pasur nevojë që të komunikojë me Radoiçiqin, kush e ka udhëzu, sepse unë jam e bindur që Mimoza Kusari nuk ka komunikuar kokë në më vete. Ajo ka komunikuar në emër të Qeverisë, ka komunikuar në emër të pushtetit, ka komunikuar në emër të Albin Kurtit” – tha Deliu-Kodra.

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, tha se koordinimi është bërë në mes kryeministrit Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë. Madje sipas tij, Kurti është spiun i Serbisë.

“Marrëveshje Lista Serbe dhe Vetëvendosje për me i largu veteranët, kategoritë e lirisë, mos me u përfshi në pagën minimale e ka bë Albin Kurti me Radoiçiqin. Unë nuk them me Radoiçiqin, por me Vuçiqin. Mos harroni këtë, këtu dal te ajo që po ju them çdo herë që Kurti është spiun i Serbisë, është njeri i Serbisë” – tha Haradinaj.

Të njëjtin mendim ndan edhe deputeti i LDK-së, Anton Quni.

“Ju që kriminelit ju gjunjëzuar, aman ejani e na shpëton. E keni poshtëruar këtë parlament, na keni larg skajshmërisht, e keni rrënuar dinjitetin e çdo qytetari, na keni turpëruar para gjithë botes. I drejtohem zonjës Kusari-Lila: me besoni se po me dhimbseni, seriozisht kam dhimbje për ju…Nuk jeni ju fajtori kryesor, fajtori kryesor është lideri i juaj, kryeministri Albin Kurti. nuk e di sesi ju ka detyra që ta aranzhoni marrëveshje me kriminelin, krijesën e inteligjencës së Serbisë” – ka thënë Quni.

Ato kërkojnë që të Prokuroria të nisë hetimet.

“Duhet me pas hetim të thellë me pa ku ka mbërri vendimmarrja që ka qenë e shtyrë nga Radoiçiqi. Duke ditur se nuk kemi evidencë të votimeve, na pamundëson me pas situatë të qartë. I kërkoj prokurorit të shtetit që me pas hetim penal për këtë temë. BIA serbe na ka imponuar ligjet, na ka depërtuar deri në Gjykatën Kushtetuese. Nuk jemi cenuar asnjëherë më shumë se kësaj here” – tha Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK.

“Me të drejtë i themi Mimozës që nuk i ke fajet ti, por fajet i ka kryeministri dhe kryetar i VV-së, që me urdhrat e tij ke verpuar. Fajet i ka Dejona, që në komunikim të vazhdueshëm jeni kanë me të dhe ju ka premtuar se do të keni mnbështetje. Ku janë mshef, ku jeni sot me mbrojtë Mimozën?” – tha Pal Lekajt, deputet i AAK-së.

Radoiçiç aktualisht është në kërkim si organizator i sulmit në Banjkë ku mbeti i vrarë efektivi i policisë, Afrim Bunjaku./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: