Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, ka reaguar për herë të parë lidhur me debatin publik që ka nisur ditët e fundit për ruajtjen e sekretit hetimor nga institucionet qendrore të akuzës dhe për rrjedhjen e disa informacioneve në publik.
Gjatë një takimi informal me gazetarët, ai theksoi se transparenca dhe ruajtja e sekretit hetimor ndahen nga një vijë shumë e hollë, duke lënë të kuptohet se në disa raste kjo vijë mund të ketë jetë e shkelur.
Dumani: E ndan një vijë shumë e hollë transparencën me ruajtjen e sekretit hetimor.Natyra e hetimeve që ne kryejmë, nevoja e publikut për tu informuar është shumë e madhe, sekreti i hetimit dhe të drejtat e palëve në proces duhen ruajtur. Ne jemi përpjekur që ta gjejmë këtë ekuilibër.
Ka gazetarë të papërgjegjshëm që për disa klikime më shumë publikojne lajme të rreme ose një pjesë të të vërtetës. Dëmtojnë reputacionin e SPAK.
Kanë ardhur kërcënime në drejtim të prokurorëve dhe institucionit. është dhe dëmtimi që i bëhet nga media e papërgjegjshme.
Sfidat janë të shumta. Nuk ka qenë e lehtë puna, SPAK në vite ka arritur të krijojë besim me partnerët. Ka qenë sfidë e vërtetë për institucionin. Sfidë ka qenë edhe hetimi i pastrimit të parave, krimi kibernetik etj. Kemi mundur të sigurojmë mjetet teknike të përshtatshme për te kryer hetime të kësaj natyre. Komunikimi me mediat ka qenë sfidë po ashtu. Raporti vjetor ka qenë sfidë. Kemi punuar fort të arrijm cilësinë e raportit vjetor, që të bëhet prezent e gjithë puna, trendi i kriminalitetit etj. Jemi përpjekur të bëjmë një raport shterues.
Kryeprokurori Dumani, deklaroi gjithashtu se stafi i tij ka evidentuar raste ku gazetarë të caktuar bullizojnë ose kërcënojnë prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, por theksoi se nuk ndërhyn në publikimet e mediave.
Dumani: Stafi im ka evidentuar që gazetar të caktuar bullizojnë apo kërcënojnë prokurorë të prokurorisë së posaçme. Ndarjen mes gazetarit dhe pronarit te mediave nuk e bëj dot, por problemi ekziston. Ka patur raste kur ka patur presione ndaj SPAK apo prokurorëve. Qëllimin nuk e përcaktoj dot, unë ngre problematikën. Prokurorët duhet të ushtrojnë veprimtarinë, pavarësisht presioneve, sulmet e gazetarëve apo analistëve. Nuk do gjeni asnjë rast që unë të marr në telefon një gazetar apo drejtues medie, lidhur me publikime të rreme të lajmeve. Kurrë nuk e kam përdorur pushtetin si drejtues i SPAK për të ndërhyrë në media. Nuk dua të shfajësoj prokurorët apo hetuesit e BKH për rrjedhje të informacionit. Informacioni rrjedh në momentin që me aktet njihen të pandehurit, personat nën hetim apo avokatët e tyre. Fenomen i rrezikshëm është kur ne i drejtohemi një institucioni tjetër për interes të hetimit. Kemi konstatuar se këto institucione ekspozojnë të dhënat që ne kërkojmë.
Dumani u pyet nga gazetarët dhe nëse e sheh në të ardhen veten pas mbarimit të mandatit të tij pas 3 vitesh si një aktor me peshë politike.
“Nuk kam patur as nuk kam ndërmend që ndonjëherë ti futem politikës, prokuroria do vijojë të më këtë në gjirin e saj”, u shpreh kreu i SPAK./Versus.al
