AKTUALITET /

Debatuan me të dashurën e tij, shqiptari merr zvarrë me makinë të rinjtë në Angli/ Ja sa do qëndrojë në burg

Ceka, i cili kishte marrë me qira një makinë, goditi dy të rinjtë pas një sherri verbal mes të dashurës së tij dhe të plagosurve.

Shkruar nga Versus
Debatuan me të dashurën e tij, shqiptari merr zvarrë me
Olsi Ceka

Një 32-vjeçar shqiptar, Olsi Ceka, është dënuar me më shumë se katër muaj burgim pas përplasjes qëllimshme të dy këmbësorëve në Northampton më 28 shtator 2023.

Ceka, i cili kishte marrë me qira një makinë, goditi dy të rinjtë pas një sherri verbal mes të dashurës së tij dhe të plagosurve.

Pas konfliktit, ai i ka ndjekur nga pas dhe i ka përplasur me makinë teksa ata po kalonin mbi një urë pranë stacionit të trenit në Northampton.

Çifti, një vajzë 22-vjeçare dhe 25-vjeçari, pësuan lëndime të rënda, përfshirë thyerje të kyçit të këmbës dhe dëmtime të tjera. Ata u dërguan në spital, por për fat të mirë ishin jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, shqiptari u deklarua fajtor për katër akuza dhe u dënua me më shumë se katër vite burgim pas paraqitjes së tij në Gjykatën e Northampton Croën Court më 11 mars 2025

Tags:

olsi ceka

Poll