Durrës- Si pasojë e një defekti të rëndë në tubacionin DN 700 mm që vjen nga Stacioni i Pompave Fushë Milot, qyteti dhe lagjet e tij mund të kenë probleme sa i takon furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas autoriteteve, shkak për këtë defekt të rëndë, është bërë rrëshqitja e dherave. Ndërsa mungesë të pjesshme të furnizimit me ujë do të ketë në lagjet: 2,3,4,5,6,7,8,9,10 dhe 11, ndërsa probleme më të ndjeshme priten në lagjen 15.
Ekipet teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për riparimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal. Versus.al

