Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri -tjetrin dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier-Seman njësia administrative Gradishtë, bashkia Divjakë.
Dy vëllezërit Zarif dhe Shpëtim Konja janë konfliktuar me grushta dhe më pas Zarifi ka qëlluar me armë ndaj vëllait.
Të shtënat nuk e kanë prekur Shpëtimin ndërkohë pasi ka gjuajtur me armë, Zarif Konja është larguar në drejtim të paditur.
Policia në vendngjarje ka sekuestruar armën e gjahut tip karabinë dhe katër gëzhoja. Shënjestër është bërë një mjet i parkuar në anë të rrugës dhe tenda e një lavazhoje.
Policia ka ndaluar për të sqaruar rrethanat Shpëtim Konjën, ndërsa po pyeten edhe persona të tjerë që kanë parë ngjarjen si dhe vëllezërit që mund të kenë dijeni.








