AKTUALITET /

Degradon sherri në Shijak, dy kushërinjtë plagosin me armë zjarri 45 vjeçarin

Shkruar nga Versus

Degradon sherri në Shijak, dy kushërinjtë plagosin me armë

Durrës- Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e djeshme ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit në lagjen Kodër Shijak. Mësohet se dy kushërinjtë I.F, 38 vjeç dhe D.F, 35 vjeç kanë plagosur me armë zjarri 45 vjeçarin D.Ç me të cilin ishin konfliktuar më herët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30. I plagosuri po merr mjekimin e nevojshëm në spitalin rajonal, ndërsa dy autorët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Versus.al

Poll