POLITIKË /

Burg për ata që parkojnë 'dysh', socialistët dhe PSD miratojnë ndryshimet në Kodin Penal

Me 85 vota pro u miratua edhe dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët.

Shkruar nga Versus

Burg për ata që parkojnë 'dysh', socialistët dhe

Pas 18 orëve seancë plenare, në Kuvend u miratuan ndryshimet në Kodin Penal aktual. Socialistët dhe dy deputetët e PSD-së së Tom Doshit votuan me 85 vota projektligjet e propozuara nga socialistët.

Kështu një person që parkon makinën “dysh” duke bllokuar një pjesë të qarkullimit, rrezikon të dënohet deri në 1 vit burg. Ndërsa me këto ndryshime janë ashpërsuar edhe dënimet për ndërtimet pa leje dhe zjarrvëniet.

Partia Demokratike i kundërshtoi këto ndryshime ndërsa për të shprehur revoltën u largua nga salla pasi deputetët e pranishëm votuan kundër ndryshimeve për kodin penal. 

Socialistët kanë pretenduar se këto ndryshime përafrojnë legjislacionin e vendit me atë të BE, ndërsa mes projektligjeve të miratuara ishte edhe ai për ndryshime në statusin e gjyqtarëve e prokurorëve pavarësisht se shoqata e gjyqtarëve pati paralajmëruar për parregullsi. Versus.al

Poll