
Në Kadastrën e Vlorës ka mbërritur një urdhër për mbledhjen urgjente të dosjeve të pronave dhe përgatitjen e tyre për t’u dërguar në Tiranë.
Sipas informacionit, disa dosje mund të transferohen edhe pa procesverbal për shkak të ritmit të nxituar që kërkon institucioni.
Urdhri është dhënë nga drejtuesi i Kadastrës së Vlorës dhe është përcjellë për zbatim te punonjësit.
Kjo gjë ka hasur në kundërshtimin e 55 punonjësve të cilët nëpërmjet një peticioni nuk pranonin këtë zhvendosje. Kjo nismë e tyre mori mbështetje edhe nga zv.drejtori i agjencisë vendore të Kadastrës, Sokol Shehaj i cili më pas u shkarkua nga detyra./Versus.al

