AKTUALITET /

Delegacioni me zyrtarë amerikanë vizitë në SPAK, takojnë dhe Dumanin: Po ndërtoni një demokraci më të fortë

Tema kryesore e diskutimeve të delegacionit amerikan me kreun e SPAK, ka qenë pavarësia e gjyqësorit në Shqipëri.

Shkruar nga Versus
Delegacioni me zyrtarë amerikanë vizitë në SPAK,
Kreu i SPAK Altin Dumani dhe delegacioni me zyrtarët amerikanë

Një delegacion me zyrtarë amerikanë ka zhvilluar një vizitë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ku janë takuar edhe me kreun e strukturës antikorrupsion, Altin Dumanin. Në postimin e shpërndarë nga ambasada e SHBA në facebook, mësohet se diskutimet u përqendruan në përpjekjen e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit.

Një vizitë e tillë vjen në një periudhë kur SPAK ka nën hetim çështje ku rezultojnë të përfshirë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë. Në këtë mënyrë SHBA-të theksojnë mbështetjen ndaj strukturës së posaçme për luftën ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë. 

“Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane vizitoi SPAK-un, ku u takua me kreun Altin Dumani dhe prokurorët për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës. Grupi përfshin të nderuaren Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah. Ata nënvizuan se sa e rëndësishme është të ndjekësh penalisht me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë të cilat po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar”- thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: